Dhoma e tregëtisë në Athinë dërgon ndihmë humanitare në Shqipëri

231

Dhoma e Tregëtisë në Athinë ka dërguar ndihmë humanitare për të mbështetur popullin shqiptar pas tërmetit vdekjeprurës të 26 Nëntorit, raportojnë mediat e vendit fqinje.

Siç njoftoi Dhoma Profesionale e Tregetisë sot, dy kamionë të mëdhenj me ushqime dhe sende higjenike personale dhe veshje (kryesisht batanije), u dërguan nga Athina të Premten, 10 Janar.

Siç u vu në dukje, Dhoma e Tregtisë në Athinë iu përgjigj menjëherë thirrjes së Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Anastasios, për të ofruar ndihmë për popullin shqiptar.

Procesi i mbledhjes dhe shpërndarjes së ndihmave humanitare u koordinua nga nënkryetari i tretë i Dhomës Elias Mandros dhe anëtar i bordit Christos Kontouris.

Presidenti i Dhomës së Tregtisë në Athinë, në një letër të hapur drejtuar Z. Anastasios, thekson se Dhoma e Tregtisë Greke, do të vazhdojë kontributin e saj shoqëror sa herë që të jetë e nevojshme, duke shtrirë edhe më tej punën e Argjipeshkvisë së Shqipërisë.