Dhunë në familje: “Rrahu gruan e tij para fëmijës, arrestohet 39-vjeçari

Greqi

Greqi / Një grua 33-vjeçare në Heraklion u transportua në spital, e cila u rrah në sy të fëmijës së tyre nga burri i saj 39-vjeçar.

Burri u arrestua në një kohë kur një fqinj që dëgjoi zërat, lajmëroi Policinë, duke dashur të ndihmonte gruan.

39-vjeçari për ushtrim të dhunës po qedronte në paraburgim, megjithatë, për shkak të shtyrjes së gjykimit të çështjes para Gjykatës Penale të Heraklion, ai u lirua me kusht që të mos i afrohej 33-vjeçarit në një distancë prej më pak se 200 metra.

Procesi u shty për 10 gusht. 39-vjeçari akuzohet për: dëmtim trupor të gruas së tij para një fëmije të mitur, kërcënim, fyerje shtëpiake ndaj dinjitetit seksual, ndalim të paligjshëm dhe dëmtim të pronës së huaj.