DHUNIMI I GRAVE NE SHQIPERI : SINJAL ALARMI NGA MUNGESA E MASAVE LIGJORE

Aktualitet

Një tjetër rast i dhunimit ndaj grave në Shqipëri ka tronditur opinionin publik.

Gruaja me inicialet E.Xh është dhunuar  rëndë nga bashkëshorti i saj, me inicialet I.B, nga fshati Shushicë i Vlorës.

Gjendja e saj është e rënduar nga plagët dhe për këtë arsye, është shtruar në spitalin rajonal, ku i është ofruar ndihma e duhur për shërim. Skena tragjike dhe e dhimbshme tregon njëherësh edhe një sinjal alarmi për problemet e pandalshme që përballen gratë në vend. Megjithëse situata ka qenë e njohur, administrata dhe policia ende nuk kanë marrë masa të mjaftueshme për të adresuar dhe parandaluar dhunën në rritje.  Pasojat e tmerrshme të kësaj dhune janë të dukshme, me disa gra që kanë arritur deri në tragjedi vetëvrasjen. Situata kërkon reflektim dhe masat e duhura për të siguruar mbrojtjen dhe drejtësinë për gratë e dhunuara.