Dy stadiumet e reja dhe pengesa për “Arenën Kombëtare”, flet zyrtari i FSHF: Nuk ka filluar ende puna për…

Futboll Sporti

“Arena Kombëtare”, vazhdon me punimet, me qëllimin kryesor, të hapet në muajin shtator, kur do të rikthehen edhe ndeshjet e ekipeve Kombëtare.

arben dervishaj

Në një intervistë për “Top Channel”, është shefi i Sektorit të Infrastrukturës në FSHF, Arben Dervishaj, i cili shprehet se përveç punës në stadium, ka një ngërç me pjesën e sheshit para stadiumit, i cili nuk ka filluar ende nga puna, dhe kjo mund të bëhet pengesë për hapjen e stadiumit.

arena kombetare

Stadiumi është gati në 90% dhe në shtator do të jemi në 100% të mbaruar. Kjo është e lidhur edhe me sheshin përballë stadiumit, i cili po realizohet nga bashkia e Tiranës. Sipas ritmeve që po shohim, nuk kanë filluar ende punimet. Kam frikë se ndoshta stadiumi do të përfundojë, ndërkohë që sheshi të mos përfundojë dhe të na bëhet pengesë neve për të realizuar një ndeshje për muajin shtator” – u shpreh Arben Dervishaj, shef i Sektorit të Investimeve dhe Infrastrukturës në FSHF.

Ndërkohë Dervishaj, në cilësinë edhe të anëtarit të Komitetit Ekzekutiv tregon se në projektet e sektorit të investimeve për infrastrukturën në FSHF janë edhe dy stadiume të rinj që do të ndërtohen.

“Brenda mandatit 4 vjeçar të përfundojmë dy stadiume. Njëri nga këta është “Zeqir Ymeri” në Kukës, ndërkohë që presidenti bashkë me kryetarin e bashkisë së Fierit janë ulur dhe kanë diskutuar për të bërë stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, pra një stadium të ri, i cili mund të ndërtohet mbi gjurmët e stadiumit ekzistues”, thotë Dervishaj./PANORAMASPORT.AL/