Dy termete te fuqishëm “shkundin” Greqinë

Greqi

Greqia sot eshte lekundur nga dy tërmete brenda nje periudhe kohore prej 15 minutësh.

Pas tërmetit të parë prej 4.7 Rihter në Samos, një i ri edhe më i fuqishëm tronditi ishullin.

Sipas Institutit Gjeodinamik, ora 13.10, tërmeti i ri ka qenë me magnitudë 5.2 Rihter, sërish në jug të Samos. Thellësia fokale është 12.8 kilometra. Tërmeti është ndjerë fuqishëm edhe në Ikaria, Fournos, Lesbos, Kios, Kos etj.

Më herët, në orën 12:56, një tërmet me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter i parapriu në të njëjtën zonë detare. Epiqendra e tërmetit më të vogël ndodhet 15 kilometra në jug-jugperëndim të Pythagorion Samos, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 13.5 kilometra.