Bien në pranga një shqiptar dhe një grek, ekzekutuan babanë për borxhet e djalit

154

Dy persona, një shqiptar dhe një grek, të moshës 32 vjeç janë autorët e vrasjes së një 53-vjeçari i cili u vra më 11 janar 2020 para fëmijëve të tij në Sheshin Agios Sostis në Neos Kosmos në Athinë. Oficerët e policisë të departamentit kundër krimeve të jetës dhe sigurisë kanë bërë të mundur zbulimin e kësaj vrasje.

Ata u gjetën në mesditë të hënën e kaluar dhe janë dërguar në Drejtorinë e Përgjithdhme të Policisë (GADA) ku gjatë ekzaminimit të tyre ata pranuan veprimet e tyre. Një tjetër 31-vjeçar është në kërkim si bashkëpunëtor i tyre.

( foto ilustrimi)

Motivi i vrasjes ishin mosmarrëveshjet financiare që 32-vjeçari shqiptar kishte me djalin e viktimës.

Në të njëjtën kohë, si pjesë e hetimit, 32-vjeçari u gjet i përfshirë në një rast tjetër vrasjeje në tentativë dhe rrëmbimi në tentativë kundër një të huaji 41-vjeçar që ndodhi në Mars 2020 në plazhin në Paleo Faliro.

Bien në pranga 32-vjeçari shqiptar dhe një grek me akuzën për vrasje të kryer në janarin e kaluar. Vranë 53 vjeçarin grek për mosmarreveshjen qe kishin me djalin e tij.