“E përgëzoj Kastriotin për lojën e sotme”, Shehi: Këtë fitore e shijova më shumë se atë ndaj Vllaznisë

Futboll Sporti

Tirana mori një fitore të vuajtur ndaj Kastriotit në Elbasan Arena, dhe pas sfidës foli edhe trajneri Orges Shehi. Ai u shpreh tepër i lumtur, madje u shpreh se e shijoi më shumë se atë ndaj Vllaznisë.

E dinim që do të ishte ndeshje e rëndësishme, përgëzoj kundërshtarin që arrin të luajë kaq mirë dhe në këtë pozitë që ndodhet, ata u mbrojtën shumë mirë dhe bravo që po luajnë. Ishte e vështirë për të shkuar tek porta, sa kalonin minutat edhe lojtarët ndjeheshin në presion dhe e kishin më të vështirë për të shënuar.

Jemi të kënaqur për 3 pikët, lëvizjet e ndryshme, njerëzit që ndryshon pozicionet ishte që të dilnim fitues sot. E komplimentoj skuadrën kundërshtare, mundova të ndryshoj lojtarët në pozicione për shkak të dëmtimeve që kemi. Mbas gjithë vuajtjeve jam shumë i lumtur dhe më shumë shijova këtë fitoren sot se sa atë në Shkodër. Hasani lëvizi mes linjave, Hilën e dërguam në krahun e majtë. Luftën në ajër e ka të mirë, ai ka karakter të mirë, është lojtar i mirë. Hila stërvitet mirë dhe punon shumë fort, e komplimentoj shumë”, deklaroi ai për “Oversport”.