Ajo ka lindur në vitin 1984 në Korçë dhe është rritur në Follorinë. Që nga viti 2010 ajo jeton në Thermi me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre.
Është Makrina Viola Kossti, nënë e dy fëmijëve dhe aktiviste e palodhur në mbrojtje të drejtave të njeriut.
Ka doktoruar në Departamentin e Informatikës së AUTH-së dhe punon si studiuese postdoktorale në Institutin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve (EKETA). Kandidon nën siglën e partisë SYRIZA dhe për këtë meriton votën e bashkëatdhetarëve tanë për në Parlament.
E pranishme në betejat shoqërore dhe me poste të përgjegjshme në partinë e saj, ajo beson se mund të kontribuojë në fushën e punës parlamentare.Zhvillimit ekonomik për të paktët” e së djathtës kundërshton “ekonominë për mirëqenien sociale”, e cila fillon me pjesëmarrjen e qytetarëve nga komunitetet dhe rajonet lokale dhe arrin në planifikimin qendror demokratik për të kënaqur nevojat reale sociale.
Si e re, nënë dhe punëtore, ajo i njeh problemet dhe ngërçet e njerëzve të brezit të saj. Në një demokraci përfaqësuese, ku qytetari është mënjanuar nga qendrat vendimmarrëse,ajo bën thirrje për të kapërcyer këtë hendek me zërin tonë në parlament.