Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është dënuar për shpifje me gjobë nga ana e Gjykatës së Lartë.
Paloka u dënua me gjobë 500 mijë lekë. Deputeti demokrat ka reaguar menjëherë pas gjyqit që kishte me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Deputeti ka reaguar në lidhje me ngjarjen: “Qeveria teknike kishte shumë rëndësi. Rama ka nisur të kapë drejtësinë dhe këtë gjë e dëshmoi edhe sot”, ka thënë Paloka.