Çdo ditë rritet numri i azilkërkuesve Shqiptar në Gjermani, duke arritur një një rekord për muajin qershor, duke u renditur të dytit në botë. Një rekord që me të drejtë duhet të shqetësojë sado pak qeverinë shqiptare. Për muajin e shkuar 5932 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendin më të preferuar në Gjermani. Numri i kërkesave për muajinh maj ishte 4 922, ndërsa në prill kishin aplikuar 4 794. Numri i azilkërkueve nga shifrat e publikuara nga Zyra Federale për Azil dhe Migracion tregon një rritje, ku sipas të dhënave të fundit publikuar po nga Zyra Federale për Azil dhe Migracion, shqiptarët kanë zënë vendin e dytë pas azilkërkuesve të ardhur nga Siria.