Emigracioni ilegal, BE-ja: 1.69 miliardë euro për refugjatët në Greqi

Greqi

Ndihma totale e BE për menaxhimin e refugjatëve në Greqi arriti në 1.69 miliardë euro, sipas shifrave të fundit nga Komisioni Evropian.

Me gjithë këto shuma më pak nga të gjithë ka marrë Shërbimi i Azilit 1.18 milionë euro €, pop rap se prap gjendja ne qendrat e pritjes se emigranteve ne vendin fqinjë le për te deshiruar, aq sa femijet e refugjateve tentojne te vetvriten, ose te dhunohen dhe te jetojne ne kushtet e mjerueshme.

Nga 1.69 miliardë euro të dhëna :

Autoritetet greke kanë marrë 794 milionë €.

  • UNHCR 506.67 milionë euro.
  • Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) 119.7 milionë euro.
  • Agjensia Evropiane për Azil (EASO) 26 milionë euro,
  • Partnerët e ndryshëm ndërkombëtarë të OJQ-ve të Komisionit Evropian 201 milionë euro
  • Janë miratuar por mbeten të pa-ndarë 44.6 milionë euro për organizatat ndërkombëtare apo OJQ-të.

Më konkretisht, fondet evropiane prej 1.69 miliardë euro për menaxhimin e refugjatëve në Greqi janë dhënë si më poshtë:

Së pari, sipas programeve kombëtare për periudhën 2014-2020, Greqia ka të drejtë për 561 milionë euro, nga të cilat 322.8 milionë euro nga Fondi për Azilin Evropian, Migracionin dhe Integrimin (TAMM) dhe 238.2 milionë euro nga Fondi Evropian për Sigurinë e Atdheut (TSA). Nga 561 milionë euro, 164 milionë euro janë disbursuar deri në tetor 2018.

Së dyti, përmes TAME dhe TEA, Komisioni ka miratuar, nga 2015 deri më sot, ndihma emergjente në shumën 481 milionë euro. Nga këto, 233 milion € janë dhënë direkt tek autoritetet greke, 150 milionë euro për UNHCR-në, 72 milionë euro për IOM dhe 26 milionë euro për EASO.

Së treti, Instrumenti i Asistencës Emergjente të BE-së i menaxhuar nga Komisioneri për Ndihmë Humanitare dhe Menaxhim të Krizave, Christos Stylianidis, ka miratuar 650 milionë euro për Greqinë që nga marsi 2016, nga të cilat 605.3 milionë janë tashmë në kontratë .

Përfituesit e fondeve nga Instrumenti i Asistencës Emergjente janë vetëm organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare. Greqia është i vetmi vend i BE që merr ndihmë humanitare për refugjatët nga ky fond. Partnerët e BE-së përmes të cilëve ndihma humanitare u jepet refugjatëve në Greqi dhe shumat që ata marrin janë si më poshtë:

UNHCR (356.67 milionë€ )

IOM (47.7 milion €)

Këshilli Danez për Refugjatët (44.5 milionë €)

Komisioni Ndërkombëtar i Shpëtimit (28.74 milion €)

IFRC (17.6 milion €)

Këshilli Norvegjez i Refugjatëve (17.3 milion €)

Arbeiter-Samariter-Bund (€ 15.26 milion€)

UNICEF (14.8 milion €)

Medecins du Monde (14.3 milionë €)

OXFAM (13.5 milion €)

Save the Children (9.65 milion €)

Mercy Corps (6.57 milion €)

Terre des Hommes (5.83 milionë €),

CARE Germany (3,73 milionë €),

Kryqi i Kuq i Spanjës (2 milion€)

Metadrasi (1 milion €)

Buzëqeshje e fëmijës (0.8 milion€)

Sa u përket fondeve emergjente Autoriteteve Greke, të dhëna përmes TAME dhe TEA, në total prej 233 milion €, gradualisht janë miratuar dhe disbursohen si më poshtë:

 

Ministria e Mbrojtjes 127.73 milion€

Ministria e Shëndetësisë 27,45 milion €

Ministria e Brendshme 26.95 milion€

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit 12.76 milion€

Ministria e Politikave të Imigracionit 10.42 milionë €.

Para se marrëveshja me Turqinë të nënshkruhej në mars të vitit 2016, u dhanë këto shuma:

Shërbimi i parë i pritjes prej 8.35 milionë€

Policia Greke 5,58 milion€

Sekretariati i Përgjithshëm për Bashkërendim 6 milion€

Rojet bregdetare greke 6.67 milion€

Shërbimi i Azilit 1.18 milionë euro€