BE-ja e civilizuar po planifikon të marrë masa për të siguruar deportimin e emigranteve, kërkesat e të cilëve janë refuzuar.
Ajo kryesisht dëshiron të zgjerohet përdorimi i paraburgimit për të siguruar që ata që janë të destinuar për dëbim te sigurte qe nuk mund të shpëtojnë.
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker shpreson të ndryshojë disa aspekte të mbikëqyrjes dhe përgjegjësive të BE-së përballë sfidave të vazhdueshme në lidhje me migracionin e paligjshëm. Si pjesë e atyre ndryshimeve të planifikuara ndaj qasjes së bllokut ndaj migrimit, Komisioni i BE njoftoi se ka në plan të zgjerojë periudhën minimale të paraburgimit në pritje të deportimit përgjatë bllokut deri në tre muaj me qëllim që të mos lejojë njerëzit të largohen nga dëbimi.
Komisioneri i BE për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopulos tha se ndër të tjera shpresonte që përfundimisht të fuqizojë shtetet anëtare të BE-së që të jenë në gjendje të ndërpresin procedurat e dëbimit në rastet kur migrantët e paligjshëm me urdhër deportimi mund të arratisen ose të refuzojnë të bashkëpunojnë me autoritetet , duke përdorur paraburgimin si një mënyrë për të kontrolluar migracionin në bllok.
Agjencia e lajmeve AFP tha se Komisioni Europian dëshiron të dërgojë një sinjal vendimtar për migrantët pa një kërkesë legjitime për të qenë në Evropë