EMRI/ 14 thasë me kokainë në shtëpi, dënohet me burg shqiptari që lëvizte me dokumente greke.

Aktualitet

Një 28-vjeçar është dënuar me pesë vite burg në Britaninë e Madhe, pasi është kapur duke trafikuar kokainë.

Shqiptari Veli Rakepi u ndalua nga policia angleze në 8 shkurt të këtij viti, pas dyshimeve për trafikim droge. Gjatë një kontrollit, policia gjeti 14 thasë të vegjël kokainë, si dhe 445 paund kesh, të cilat i përkisnin Rakepit.

Hetimet e mëtejshme e çuan policinë në mjedisit e një lokalit ku gjetën leje drejtimi dhe kartë identiteti greke që mbante një emër tjetër, por me fotografinë e Rakepit. Hetimet në Njësinë Kombëtare të Mashtrimit të Dokumenteve identifikuan se këto dokumente ishin të falsifikuara. I riu u deklarua fajtor, ndërsa  pretendoi se e kishte gjetur drogën në një park dhe se kishte ndërmend ta përdorte lëndën narkotike për përdorim personal.