EMRI/ Tentoi të vriste me thikë një shtetas në Sarandë, arrestohet në Korfuz 38-vjeçari! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Greqi

Policia e Shtetit në bashkëpunim me homologët grek ka arritur të finalizojë arrestimin e një 38 vjecarit të shpallur në kërkim në Sarandë për tentativë vrasje.

Policia kishte shpallur në kërkim 38-veçarin Enivled Aliaj, i cili ëshë dënuar nga Gjykata e Sarandës për tentativë vrasje me thike të shtetasit Dino Majko. Aliaj eshte vene ne pranga ne Korfuz ne kuader te operacionit te koduar “Ishulli”.

“Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me homologët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për krime kundër personit.

 

 

Operacioni policor i koduar “Ishulli“, u finalizua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Greqisë, si dhe falë shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.

Tentoi të vriste një shtetas, rreth një vit më parë, në Sarandë, duke e goditur disa herë me mjet prerës (thikë), kapet në Korfuz dhe arrestohet për t’u ekstraduar drejt vendit tonë, 38-vjeçari i shpallur në kërkim.

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Greqisë, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për krime kundër personit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ishulli”,

Si rezultat i këtij operacioni, është kapur në Korfuz, Greqi dhe është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. A., 38 vjeç, banues në Sarandë.

 

 

Ndaj 38-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Më datë 09.04.2022, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi E. A. ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë), në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin D. M. dhe i ka shkaktuar atij, dëme serioze për jetën dhe shëndetin.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijojnë veprimet për ekstradimin e 38-vjeçarit, drejt vendit tonë”, thekson Policia e Shtetit.