ËNDËRR E PAMBARUAR

Kulture

Takimi me Ty, mbeti nje enderr.

Përseri, kilometrat e mallit e lanë të tillë

Kur të zgjohesh befas një ditë.

E di, do të jesh.

 

Trendafil i çelur që,

Vargut tim do t’i shtosh një rimë.!

Do më pyesësh, nëse të dua përseri.

ashtu, thjesht si dikur.

 

Edhe pse koha ka ecur e në thinjat e mia.

Ti mund të lexosh si në një ditar.

premtimet, brengat, plasdarma që mbeten ndoshta, që na lidh,s i e vetmja urë.

 

Ditar, që edhe kilometrat e pritjes aty,

Të gjitha janë shkruar.

Trishtimet e mia, kotësitë, stinët që nxitojnë në një ceremonial eterik, patjetër për të mos u harruar.

Unë e di se, takimi me ty mbeti një ëndërr

 

Që ftilllohet çasteve çdo ditë.

Fluide është në ty gjithçka,

Pritja e gjatë, shtegtimi kontinental i zogjve

Pjalmimi pranveror…. dehja orgjike e lumenjve

Udhëkryq eve pritja e lodhur me pak rimel tek sytë.

Nga Agim Basha