Erdogan thirrje diasporës turke: Bëni shumë fëmijë për t’iu përgjigjur armiqësisë!

Kryesore Rajoni

Të bëni pesë fëmijë, jo vetëm tre! Me këto fjalë iu është drejtuar presudenti Recep Tayyip Erdogan, diasporës turke, duke thënë se kjo do të jetë përgjigja më e mirë që ju mund të jepni për diskriminim ndaj tyre. Duke folur në Eskisehir, Presidenti turk akuzoi akoma edhe njëherë vendet evropiane se si të trajtojnë në përgjithësi emigrantët dhe muslimanët turq, me rastin e krizës diplomatike e cila ka shpërthyer kohët e fundit në Holandë dhe Gjermani.

“Edukoni fëmijët tuaj në shkollat më të mira, siguroni që familjet tuaja do të jetojnë në vende më të mira, drejtoni makina nga më të mira, jetoni në shtëpi nga më të mirat dhe të bëni nga pesë fëmijë, jo vetëm tre. Kjo është përgjigja më e mirë që ju mund të jepni vrazhdësisë dhe armiqësisë që përjetoni “,tha Erdogan.

Llogaritet se rreth 2.5 milion turq që jetojnë në vendet evropiane dhe kanë të drejtë të votojnë në referendumin mbi reformën kushtetuese në Turqi. Erdogan, i cili është baba i katër fëmijëve, vitin e kaluar kishte ftuar gratë që të lindin së paku tre fëmijë, duke shkaktuar zemërimin e aktivistëve për të drejtat e grave.