Skandal : 6 muaj e 18 ditë në pritje për aplikim pasaporte.

134

O shtet aman ku je…?

Edhe pse më 17 Shtator kryeministri Rama në Athinë u kërkoi falje emigrantëve për sorrollatje të emigrantëve nga punonjës të ambasadës, sot asgjë nuk ka ndryshuar.

Sorrolllatja e radhës këtë herë vjen nga konsullata e Athinës, që vetëm këtë emër ka dhe askush nuk mund ta mohoj këtë…Sorrollatje apo skandal. Faktet janë reale dhe jo shpifëse dhe qëllimi ynë është thjesh informues dhe jo gjykues, pasi janë të tjerë ata që duhen të merren me këtë lloj skandalesh qe po i kthejnë ambasadën emigrantave tanë ne Greqi një godinë ferri dhe tmerri.

Më 13 mars 2020 ora 13.41 minuta shtetasi M.A nëpërmjet një zyre në qendër të Omonias bëri në oline kërkesë për apilikimin e rinovimit të pasaportës me nr.03AT200312MARA2624607.

Por…

Që nga 13 Marsi e deri më sot ky shtetas me nr të pasaportës G46004107M është ende në pritje për të marrë një përgjigje nga punonjësit e konsullatës së Athinës, edhe pse ka zbatuar me korrektesi normat dhe ligjet e vendit të tij. Kujtojmë kësaj konsullate, që nga 6 Korriku i këtij viti ky person nuk mund te kryej asnjë veprim në Greqi, pasi i ka mbaruar afati i pasaportës.

Flasim për këtë pasaportë që paguhet më shtrenjtë bga vendet e tjera në Evropë, por sikur të mos mjaftojë kjo konsullata po i dëmton shqiptaret edhe në zvarritjen e afatit të pasaportave që nga 1.5 muaj që ish më parë sot ka shkuar në 6.5 muaj.

Qeveria shqipatre duhet të kthejë sytë nga kjo konsullatë…!

Nuk është i vetmi person pasi ka dhe raste te tjera te cilët do ti publikojmë në ditët e ardhshme.

Por pyetja shtrohet a e kuptojnë këta dipllomata te veshur me kostum e gravatë se mbarimi i afatit të pasaportës penalizon emigrantët ne Greqi për çdo lloj shërbimi, përjashto atë të kalimit kufitar?