Në vitin 2024, Shqipëria kryesoi listën e vendeve të Europës për nivelin e ulët të jetesës, ku sipas shifrave, gjysma e popullsisë në vendin tonë jeton në varfëri.
Sipas të dhënave të Eurostat, në Shqipëri, rreth një milionë persona jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit. Këto shifra tregojnë se pavarësisht rritjes së ekonomisë së Shqipërisë në tërësi, ulja e numrit të personave që vuajnë nga një prej formave të varfërisë, është ende e ulët.
Sipas Eurostat, në nivel familje konsiderohen vështirësi për:
1.) Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të kredive të marra;
2.) Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore, një javë larg nga shtëpia;
3.) 3.) Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;
4.) Pamundësia për të përballuar një vakt me mish pule, peshk një herë në dy ditë;
5.) Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme;
6.) Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.
Nga të dhënat e Eurostat rezulton po ashtu se treguesit e varfërisë për Shqipërinë janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu, sipas këtyre të dhënave, Serbia ka 30% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6% të popullsisë në rrezik varfërie dhe Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie.