Familja Pjetri, apel shqiptarëve për vëllain e zhdukur

4807

Edhe dy të rinj i shtohen listës makabre, asaj të zhdukjeve të shtetasve tanë për një jetë më të mire. Familja Pjetri nga rrethi i Shkodrës me anën e një prej motrave të 18-vjeçarit të zhdukur, zonja Laura Pjetri i bën apel i gjithë shqiptarëve për ndihmë. Ne po publikojmë letrën e saj të plotë!

Ju lutem publikojeni në portalin tuaj!…

Kështu na shkruan nga Italia zonja Laura Pjetrim e cila prej mëse dy dekadash kërkon villain e saj të zhdukur, I cili mori rrugën e emigracionit.

Françesk  Simon Pjetri  është larguar më datën 22 shtator 1993 në moshën 18 vjeç nga shtepija e tij në Shkoder, për në kinema  Republika (Milenium) Që nga ajo ditë nuk ka asnjë informacion për të, si dhe as për shokun e tij  Eduard Zef Hyseni. Nuk dihet se ku kanë shkuar, as dhe se çfarë kufirit kanë kaluar. Franci ka lindur me dt. 02-03-1975   në Shkodër. Baba e nana i kanë vdekë deri në ditët e fundit të jetës tyne t’u e kërku. Unë jam njena prej tre motrave. Ju lutem kush të ketë mundësi të na ndihmojë e ta shpërndajë në profilin e vet në Facebook, apo të grupeve që njef në çdo vend të botës, sa ma shumë të hapet aq ma shumë mundësi ka me pas ndonjë informacion.

Është vëllai im i vetëm. Ne jemi tri motra dhe të trija në emigracion dy në Itali dhe një në Spanë. Unë që po ju shkruaj ne 1993 isha në Itali, ndërsa vëllai Franci bashkë me shokun e vet të ngushtë një natë para se me ik në emigracion ka fjetë tek posta e qytetit të Shkodrës. Të nesërmen ka marrë furgoni bashkë me shokun e tij Eduard Hyseni për në Greqi.

Sa ishin gjallë nanë e babë e kanë kërku nëpër shumë institucione të Kryqit të Kuq e në vende të tjera dhe në atë të Greqisë

 

Deri sa të kem jetë unë do ta  kërkoj vëllain tim me çfarë do llojë mënyre që të kem mundesi.  Ju faleminderit

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: