FOTO/ Kjo është abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, nis shpërndarja

Aktualitet

Kështu do të duket Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, e cila ka nisur të shpërndahet në Kosovë.

RTK ka publikuar fotografi sesi duket abetarja e përbashkët, e cila është shtypur dhe pritet të jetë në duart e nxënësve.

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka thënë për RTK se abetarja e përbashkët është gati dhe ka filluar të shpërndahet sot.

Autorët e abetares së përbashkët janë Mimoza Gjokutaj, Tereza Babasuli, Naser Zabeli, dhe Saranda Bozhegu.

/abcnews.al