Gjykata shpall të pafajshëm Shpëtim Gjikën

Aktualitet

shpetimiTiranë  – Gjykata e Apelit ka dhënë pafajësi për kryetarin e Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për shpalljen fajtor të tij, me akuzën “ për falsifikimin e dokumenteve” për lejet e dhëna të dy pallateve të dhëna në Vlorë. Seanca e sotme vjen pas kërkesës së bërë nga organi i akuzës që kërkon rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që e shpalli Gjikën të Pafajshëm për akuzat e ngritura kundër tij. Në fund të vendimit, Gjika ka deklaruar: “E prisja këtë vendim, isha i bindur në pafajësinë time. Do të jemi në krye të detyrës deri në fund të afatit. Nuk është dita të flas nëse do të rikandidoj për Bashkinë e Vlorës”, – tha ai.