Greqi : Misteri i 8-të vdekjeve të shqiptarve

Greqi

Historia përsëritet në të njëtën mënyrë për tre dekada me radhë përball një shteti indifferent dhe aspak serioz edhe kur humbasin jetë të kësaj natyre. Një shtet që për gati 30 vite nuk kthehu kokën asnjëherë nga emigracioni kur ka të bëjë me humbje jete në mënyrë misterioze.

Por…

Viti 2020 ka regjistruar tetë vdekje misterioze të shqiptarve në Greqi, aq sa deri më sot nuk ka një qartësim se si kanë humbur jeten këta njerëz kur nuk ka asnjë hetim

Lista dhe emrat.

25 /02/ 2020. Një 55-vjeça shqiptar është gjetur i vdekur të shtunën në një depo në fshatin Shën Seraphim të komunës Kamena Vourla në Lamia.

Të dhënat e para tregojnë se trupi ka qenë i gjakosur  në fytyrë, i cili po ekzaminohet nëse vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e rënies nga lartësia, apo bëhet fjalë për një ngjarje kriminale. Familja kishte deklaruar më pare zhdukjen e tij.

10/05/2020. Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Një 36-vjecar shqiptar është gjetur i vdekur në qeli. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Trikallës në shtetin grek. Një auto-amulancë e transportoi shqiptarin për në spital, por ai mbërriti atje i pajetë.

24/08/2020. Mediat greke raportojnë se një shqiptar 58-vjeçar është gjetur I vdekur në Kavalla. Ai u gjet me plagë i qëlluar me armë zjarri në pjesën e kokës. punonte në mbledhjen e ullinjve, kur është gjetur i pajetë në parcelë nga pronari i tij. 58-vjeçari shqiptar jetonte dhe punonte prej vitesh në zonën e Pagaiu të Kavallas

25/09/2020. Një shqiptar që u zhduk 17 muaj më parë në Nea Filadelfia, është gjendur i vdekur tre ditë më parë në zonën e Tino.  Ata kërkuan 17 muaj por fatkeqësisht trupi i Laert Beqaj u gjet i vdekur në një zonë shkëmbore të Andros. Gjurmët e Laert Beqaj u zhdukën në mesnatën e 9 Prillit 2019, ku mendohet se ka rënë në det në zonën midis Tinos dhe Andros më datë 10 Prill 2019.

13/10/2020. Në Zakyntho është gjendur i vdekur, i varur në kangjellat e një vile një shtetas shqiptar. Kangjellat kishin kapur pantallonat xhinse të tij. Shqiptari u gjet sot pa shenja jete. Nuk dihet ekzaktësisht shkaku i vdekjes, por pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar gjithçka.

28/10/2020. Gjendet i vdekur 30 vjeçari Fatjon Muslia me banim në Patra. Shkaku i vdekjes mbetet akoma i panjohur…

28/10/2020. Është gjetur i vdekur më plagë të shumta në trup një shqiptar 40 vjeçar baba i një fëmijë. Trupi i tij u gjet nga banorët në zonën Skepasto në Kalavrita. dyshohet se ai eshtë rrëzuar nga motorri, por deri tani nuk zbuluar se si ai humbi jetën në asfalt.

3/11/2020. Ngjarrja ka ndodhur në Kretë rreth 10 ditë më pare dhe që është zbuluar më 3 nëndor 2020. Trupi i viktimës ka qendruar për më shumë se 10 dite në morg. 40-vjeçari Altin Merdini nga Dibra dhe emigrant në Iraklio/Kretë është gjendur i varur pranë K.T.E.L-it në Iraklio.  Famijla e tij jeton ne Diber dhe ishte babi i një fëmije, ndërsa viktima eshte njohur po nga një dibran .

O Zot vë dorë …