Greqi /A do te kete drejtesi për vrasjen e 14 -vjeçarit shqiptar nga policia?

Emigracioni Greqi

Një pyetje që ende nuk ka marrë përgjigje nga familja e Erionit 14-vjeçar i cili u vra nga plumbat e policisë greke më 8 shkurt të 1997.

Kanë kaluar vite dhe ende dy vendet fqinjë nuk kanë marrë mundimin të fillojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së fëmijës, i cili u nis ne emigracion me një trastë me bukë në krahë për të ndihmuar familjen e tij.

Eironi u lind dhe u rrit ne lagjen tradicionale Sarras të Elbasanit ne një shtëpi të vjetër një katëshe, ku deri me sot familja ruan te paprekur dhomën e tij të vogël, që ende pret drejtësi. Në pemë të avllisë qendron i varur ende një kafaz zogjsh i asaj kohe. Rrugicat e ngushta ku luante Erioni duken te zbrazura dhe te ftohta.

Erioni u vra nga policia greke dhe u hodh ne një kanal pasi  kishte informacion se këta persona ishin të armatosur, por në të vërtet arma e tyre ishte vetëm një trastë e mbushur me bukë thatë. E qëlluan në mënyrë brutale, me breshëri, pa mëshirë deri sa një prej plumbave zë Erion Qosen në kokë,

Familja e merr trupin e fëmijës pas 45 diteve nga te afermit, pasi nuk ju dha viza. Si gjithnjë ambasadori dhe ministrat e Brendshëm apo të Jashtëm, apo edhe vetë kryeministri i Shqipërisë i asaj kohe nuk reaguan, por heshtën., ashtu siç po hesht edhe qeveria e sotme.

Erioni është një viktimë mes 97-të viktimave të vrarë nga policia greke dhe rojet kufitare. Ai mbetet simbol i emigracionit, i cili u vra me një trestë e bukë në krahë.  Ehe pse kanë kaluar mbi dy dekada është një plagë e hapur, e cila kërkon llogari për djalin e tyre. Institucionet përkatëse duhen t’í japin një përgjigje kësaj familje se cfarë ka ndodhur me vrasësin e fëmijës së tyre.