Një aksident trafiku ka ndodhur pak para orës 07:00 në Pathe në lartësinë e Aspros, në Kilkis, kur një autobus me targa serbe në rrethana të panjohura është përplasur me dy vetura.
Sipas informacioneve të deritanishme, të 4 personat që ndodheshin në makinë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital me autoambulancat e EKAV.
Numri tragjik deri më tani është 3 pasagjerë të vdekur nga makina dhe 25 të plagosur nga autobusi. Sipas informacioneve të para të eidisis.gr, makinat po lëviznin në drejtim të stacionit kufitar të Evzones.
Menjëherë pas përplasjes mes autobusit dhe mjetit, një tjetër makinë ka përplasur mjetin e parë të përfshirë, në të cilin ndodheshin një grua dhe një fëmijë, të cilët sipas informacioneve të para nuk kanë pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë mbërritur persona të zjarrfikësve të Kilkisit me shtatë automjete, të cilët kanë liruar pasagjerët e makinës. Një autobus i KTEL Kilkis ofroi transportin e udhëtarëve të autobusit.