GREQI / AKSIDENTOHET PËR VDEKJE NË PUNË 55-VJEÇARI SHQIPTAR.

Aktualitet

U nis për në punë por nuk u kthye më. Bëhet fjalë për  55-vjeçar shqiptar I cili humbi jetën në një aksident në punë mëngjesin e sotëm në Keramates të qytetit të Artës.

Aksidenti fatal në punë që ndodhi sot të premten në mëngjes në Keramates, po shkakton tronditje në komunitetin vendas të Artës. Aksidenti ndodhi afërsisht në orën 8:45, gjatë punimeve të ndriçimit elektrik në varrezat e zonës. Sipas informacioneve fillestare, një makinë ngritëse tip Clark, e cila sapo kishte mbërritur në vendngjarje duke transportuar materiale,  u përmbys në një kanal aty pranë. Punëtori fatkeq, i cili ishte në tokë duke kryer punime, u shtyp nga automjeti.

Menjëherë zjarrfikësit u mobilizuan për të shpetuar 55-vjeçarin me 8 zjarrfikës dhe 2 automjete, por shqiptari ishte pa ndjenja.

Autoritetet kompetente po hetojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.