GREQI : AMBASADORJA, ZNJ. HAJDARAGA TAKIM ME KRYETARIN E RI TË BASHKISË SË ATHINËS Z. DUKAS

Greqi

Ambasadorja e RSH-së në Greqi, znj. Luela Hajdaraga zhvilloi ditën e sotme një takim me Kryetarin e ri të Bashkisë së Athinës, z. Χάρης Δούκας, të cilit i uroi përzemërisht shumë suksese në detyrën e re.

Informacion publikuar ne faqen e facebook-ut të Ambasadës sonë në Greqi

Duke qenë bashkia më e rëndësishme e vendit dhe njëkohësisht hapësira ku jetojnë, punojnë, studjojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar një numër i lartë i anëtarëve të komunitetit shqiptar në Greqi, Ambasadorja Hajdaraga shprehu angazhimin në forcimin e bashkëpunimit, organizimin e aktiviteteve me interes të përbashkët si dhe rritjen e sensibilizimit të qytetarëve në dy vendet tona për çështjet e mjedisit.

Bashkia e Athinës i pason Bashkisë së Tiranës Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40, nismës më të rëndësishme të bashkive nën moton “Një e ardhme më e mirë, një bashkëpunim më i mirë”, me kryefjalë bashkëpunimin rajonal në çështjet e klimës, qyteteve të zgjuara dhe transformimit digjital, demokracinë qytetare, migracionin, si dhe bashkëpunimin ekonomik.

Ky zhvillim do të shërbejë si një shtysë më e fortë që qytetarët e Tiranës dhe Athinës të njohin në mënyrë të ndërsjellë këto destinacione të bukura turistike dhe bukurinë e njerëzve që jetojnë në to.

Burimi : Facebook .com / AlEmbassyGreece