Greqi / Në pranga tre shqiptarë, ju gjetën 47 kg hashash

Greqi

Tre shqiptarë me 47 kilogram hashash u arrestuan në Pallini dhe Petralona nga punonjësit e policisë së Antidrogës të Departamentit të Sigurisë së Attika për trafikimin e drogës.

Pas një informacioni te sigurtë dhe një mbikqyrjeje të gjerë policia greke ra në gjurmët e shqiptarve, duke zbuluar dy shtëpi që përdoreshin si magazinë.

Pas një kontrolli në makinën ku ishin  dy shqiptarë të moshes 28 dhe 41 vjeç, si dhe në dy shtepi në zonën e Petralonës, u gjetën në total dhe u konfiskuan:

  • 47 kg hashash
  • 9 gramë heroina që peshon 9 gramë
  • dy peshore elektronike
  • tetë telefona celularë
  • shuma prej EUR 990
  • një makinë