Greqi / Ishte arratisur nga burgu, bie në pranga shqiptari 48-vjeçar

304

Shqiptari vuante një dënim shumëvjeçar për vjedhje dhe grabitje, por ishte arratisur më 4 prill të 2019 nga burgu i Tyrinthas në Nafplio, ku liria e tij nuk zgjati me shume se nje muaj e gjysem.

48-vjeçari shqiptar u arrestua gjatë një një bllokadë të ngritur nga policët e Departamentit të Sigurisë në Lamia të premten mbrëma pranë stacionit hekurudhor në rrugën e Konstandinopojës, duke arritur ta prangosin atë.

48-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Athinë, me burgim prej njëmbëdhjetë vjet e gjashtë muaj për vjedhje dhe grabitje.

I arrestuari do të ndiqet penalisht, ndërsa hetimet dhe hetimet paraprake do të kryhen nga Departamenti i Sigurisë së Lamia.