Greqi / Ja si i “vjedhjë” emigrantët Institucioni i Sigurimeve Shoqërore IKA…

Emigracioni Kryesore

Nga Shpetim Zinxhiria  / 

Emigrantët nuk janë vetëm viktima të Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri që injoron këta, duke i kërkuar kontribut të dytë vullnetar, në një kohë që duhej të ngulte këmbë që emigrantëve tanë t’u njiheshin vitet e punës për pension në Greqi.

Nëse në Shqipëri me këtë kontribut me para në dorë merr pension, në vendin fqinjë me kontribut po me para në dorë, rinovon lejen e qendrimit, në një kohë kur për këtë duhej të kujdeset tjetër kush dhe jo emigranti. Kështu ndodh edhe në konsullatat tona shqiptare kudo në botë, ku shteti vulos shtetin dhe ku emigrantët fusin dorën gjithnjë e më thellë në xhepat e tyre. Pra behet fjalë për vjedhje të një natyre spektakolare të kohës moderne…

Afërsisht e njëjta gjë po ndodh edhe në Greqi, ku emigrantëve u duhet të paguajnë shuma eurosh për të jetuar të ligjshëm në këtë vend, pra ku liria blihet me para.  Që nga viti 2002 deri më sot, shteti grek, u jep mundësi atyre emigrantëve ligjore, të cilët nuk plotësojnë numrin e pullave (ensimave), numrin e diteve të punuara) dhe pasi për këtë ka minimumin e përcaktuar me ligj, për të blerë pulla e mbetura nga IKA, me qëllim që të rinovojë qëndrimit.

Për shëmbull, me legjislacionin e ri, në qoftë se një emigrant ka një minimum prej 100 pullave nga 240 të kërkuar për rinovimin e lejes së qëndrimit, ai ka mundësi për të blerë edhe 140 të tjera që i mungojnë, dhe kështu rinovon lejen e qendrimit të tij. Deri më tani këtu po shkon mirë.

Blerja e pullave nga IKA, nuk do të thotë se është … një tregues për njohje pensioni, por vetëm për rinovim leje qendrimi. Ensimat që emigranti do të blejë nga IKA, emigranti që i paguan me para këto ensima (pra ditë të punuara) konkretisht me ligj, nuk njihet si njëllojë si ensimat që shërbejnë për njohje pensioni, edhe pse të drejtën për këtë e ka vetëm Institucioni i Sigurimeve Shoqërore IKA.

Faktikisht me pak fjalë, Institucioni i Sigurimeve Shoqërore IKA marrin para nga migranti për 140 ensima rreth 2300 €, një shumë kolosale në kohë krize dhe jo vetëm kaq, por këto ensima nuk shënohen në librin e tij personal për njohje pensioni të tij.

Nëse kjo nuk përbën një shkelje apo “vjedhje” moderne atëherë si mund ta trajotjmë këtë fenomen kaq negativ?