Greqi / Ky është shqiptari monstër, i mori jetën gruas se tij 41-vjeçare me thikën e kuzhinës.

Greqi

Personi që shihni në foto është 51-vjeçari shqiptar i cili ditën e sotme i mori jetën gruas së tij, me thikën e kuzhinës. Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Zakinthos, ku pas ngjarjes autori është larguar nga vendngjarja.

51-vjeçari dyshohet se ka abuzuar sistematikisht me viktimën, për pasojë, disa muaj më parë 41-vjeçari e ka denoncuar në polici. Megjithatë, gruaja fatkeqe kishte menduar se gjërat mes tyre ishin sheshuar, dhe se ai e kishte kaluar tashmë xhelozinë e tepërt që kishte për të.

E gjithë kjo deri dje, kur u kthye makthi gruan. Gjatë një debati që çifti ka pasur, 51-vjeçari ka humbur kontrollin, ka rrahur rëndë 41-vjeçaren dhe ajo e ka denoncuar sërish. Pak orë më vonë ajo u gjet e pajetë nga thika që mbante 51-vjeçari, me të cilën ai arriti ta godiste dy herë në qafë dhe në gjoks.