Paketën e dytë të masave ekonomiko-financiare, me vlerë të përgjithshme 3,8 miliardë euro, shpallën të mërkurën në mesditë ministri i financave Hristos Staikouras, ai i zhvillimit Adonis Georgiadis dhe ministri i punës Janis Vroutsis.
Siç theksoi ministri Staikouras, kusht i domosdëshëm për mbështetjen e biznseve është që ato të mos pushojnë asnjë punonjës.
masat e reja janë si më poshtë:
1. Pezullohet deri më 31 korrik pagesa e tatimeve dhe kontributeve për bizneset që goditen fuqishëm. përllogariten rreth 200.000 biznese me rreth 600.000 punonjës.
2. Financim i bizneseve për të përballuar rënien e xhiros dhe koston e pagave e shpenzimeve të tjera, me vlerë përafërsisht 1 miliard euro.
3. Punonjësit që u pezullohet përkohësisht kontrata e punës, do të marrin në fillim të prillit një dëmshpërblim prej 800 eurosh, ndërsa shteti do të përballojë kontributet për siguracion dhe shëndetësi. paralelisht, pezullohen për 4 muaj detyrimet tatimore të muajit mars. përlloogaritet se nga kjo masë përfitojnë 500.000 punonjës dhe kostoja për marsin dhe prillin është rreth 450 milionë euro.
4. Për të vetëpunësuarit, firmat me një ortak etj., pezullohen gjithë detyrimet tatimore për 4 muaj.
5. Një shumë tjetër prej 1,8 miliardë euro do të shfrytëzohet menjëherë nga fondi special europian për aksione në shërbim të forcimit të likuiditeteve, punësimit dhe të ardhurave të punonjësve.
6. Ulet nga 24% në 6% deri në fund të vitit TVSH-ja për maskat, dorezat, antiseptikët, shmitë e lagura, sapunin dhe përgjithësisht produktet e higjenës dhe profilaksisë. njëlloj edhe për alkoolin etilik që do të përdoret nga bizneset për prodhimin e antiseptikëve.
7. Bizneset që mbyllen do të paguajnë 60% të qirasë për muajt mars dhe prill për mjediset profesionale. Njëlloj edhe për banesën e parë të punonjësve. paralelisht pezullohen për 4 muaj detyrimet tatimore dhe këstet që janë vënë me marrëveshje.
8. Mbetet regjimi aktual i ENFIA-s dhe vlera e re objektive do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.
9. Shteti do të avancojë pa shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve që ka ndaj biznesit privat dhe personave fizikë. Vihet në dukje se që nga 25.02.2020 janë rimbursuar 218 milionë euro.
10. Lehtësimet nga ana e bankave dhe ndërhyrjet përkatëse për biznesin të zbatohen edhe për personat fizikë dhe të gjenden instrumente financiarë për forcimin e likiuiditeteve për biznesin.