Greqi : Motorri i merr jetën studentes 19-vjeçare nga Shqipëria

Greqi

Apel për dëshmitarët okularë për aksidentin automobilistik që i kushtoi jetën 19-vjeçares nga Shqipëria.

Ditën e shtunë, familja dhe të afërmit i dhanë lamtumirën 19-vjeçares, e cila u vra aksidentalisht nga një motorr. Ngjarrja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e ditës së martë në zonën Agios Kostandinos në rrugën Vuliagmenis, kur vajza tentoi të kalonte rrugën sëbashku me një shok, një motorr i merr jeten asaj.

Drejtuesi i motorit është lënduar dhe po qendron për mjekime në spital jashtë rrezikut.

Prindërit e saj dhe vëllai i saj vajtojnë për humbjen e padrejtë të studentes më të ëmbël të Farmacisë, ndërsa nëna e saj, e mbyllur në shtëpi, bërtet emrin e fëmijës së saj, pa mundur të besojë në lojën tragjike që fati u ka rezervuar atyre.

Policia po heton rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti ndërsa mblidhte materiale nga kamerat e sigurisë në zonë. Në të njëjtën kohë ka një thirrje për ata që panë momentet e aksidentit, për të dëshmuar ngjarrjen që soli vdekjen e parakohshme te studentes shqiptare.

Varrimi i 19-vjeçares Jana u bë në varrezat e Agios Dimitrios, të shtunën në mëngjes.