Greqi / Nxirret i vdekur, pas rënies me makinë ne det

Greqi

 Një 67-vjeçar është nxjerrë i vdekur nga porti i Pireut, kur makina me të cilën udhëtonte ka rënë në rrethana të panjohura në det në portën E2.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar oficerët e rojes bregdetare, ndërsa zhytësit e Njësisë së Misioneve Nënujore kanë lokalizuar mjetin në fund të detit, nga i cili kanë nxjerrë të mbyturin. 67-vjeçari është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm “Asklipieio” Vulë, ku ka konstatuar vdekjen