Greqi: Papunësia bie ne 20.1% në muajin mars

Greqi

Me dy përqind ka rene papunësia në Greqi per muajin mars të këtij viti, duke qëndruar në 20.1%, krahasuar me 22.1% në mars të vitit të kaluar.

Sipas studimit së fuqisë punëtore nga ELSTAT, të papunët arrinin në 956,260 persona dhe ranë me 101,576 krahasuar me marsin 2017 (rënie 9,6%) dhe 14,591 krahasuar me shkurtin 2018 (rënie prej 1,5%), . Numri total i të punësuarve vlerësohet në 3,793,934 dhe  i të punësuarve është rritur me 74,890 krahasuar me muajin mars 2017 (rritje prej 2%) dhe 47,085 krahasuar me muajin shkurt 2018 (rritje prej 1,3%). Ekonomikisht joaktive (jo punëkërkuesi) arrinin në 3,236,664 dhe ra me 8,567 krahasuar me marsin 2017 (me 0.3%) dhe me 35,972 krahasuar me shkurtin 2018 1,1%).

Për gratë, shkalla e papunësisë (25% në mars 2018 nga 26.8% në mars 2017) mbetet dukshëm më e lartë se ajo për burrat (16.3% nga 18.5%).