Greqi : Pastruesja gjen 19.000 euro i dorëzon në polici

Greqi

Do ta bëja përsëri pa marrë parasysh sa e madhe është shuma,” thotë pastruesja që dorëzoi një çantë me 19,000 euro.

Kjo është Evangjelia një punonjëse pastrimi të rrugëve të Athinës, sot në mëngjes mori edhe përgëzimin e kryetarit të Bashkisë së Athinës për një veprim aq njerëzor dhe edukues për brezin e ri.

Unë do ta bëja përsëri pa marrë parasysh sa herë kam gjetur para pa marrë parasysh sa e madhe është shuma. Nuk mund të marr atë që nuk  ë takon”

Shembulli i Evangjelisë na kujton të gjithëve atë që do të thotë njerëzimi, veçanërisht në kohërat e vështira të sotme. Për këtë veprim u vlerësua nga kryetari i Komunës së Athinës, Kostas Bakogiannis, sepse me aktin e saj ajo dha një shembull të shkëlqyeshëm për të gjithë, kur gjeti shumën prej 19,000 eurosh dhe ia dorëzoi policisë.

Ajo ndjehet krenare për aktin e saj dhe ndërsa ajo i thotë për gazetën protothema.gr “Unë do ta bëja përsëri po aq herë sa të gjeja para pa marrë parasysh sa e madhe ishte shuma. Sepse tani shuma ishte mjaft e madhe dhe unë menjëherë mendova se dikush do t’i duhej ”.