Nga informacionet e para mësohet se një grua e burgosur në Spitalin Psikiatrik të Selanikut, ka humbur jetën ditën e djeshme, në rrethana ende të panjohura, pak orë pas një incidenti me një tjetër të dënuar. Idenditeti i viktimës ende nuk eshte bere i ditur.
Në vazhdim një 18-vjeçar ka sulmuar 44-vjeçaren. Ngjarja ka ndodhur në orën 11 të mëngjesit, ndërsa gruaja ka humbur jetën rreth tre orë më vonë. Sipas të njëjtave informacione, i burgosuri i spitalit psikiatrik kishte probleme shëndetësore, ishte mbipeshë dhe vuante nga koronavirusi.
Deri më tani po hetohen shkaqet e vdekjes së saj për të parë nëse për vdekjen e saj është episodi i mëparshëm me 18-vjeçarin, apo vdekja ka ardhur për shkaqe patologjike. Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit është arrestuar dhe ndaluar për kallëzim një mjek, në mbikëqyrje të një psikiatri, i cili pritet të dërgohet nesër në Prokurori.