Tre persona janë arrestuar nga efektivët e Policisë së Patrës, pasi akuzohen për rrëmbimin e një të miture, raportojnë mediat greke.
Bëhet fjalë për baba, nënë e bir, ndërsa vajza që ata kanë rrëmbyer, 16 vjeçe, është dërguar, sipas policisë, në spital për ndihmë mjekësore dhe vlerësim. Në veçanti, sipas policisë, siç ankohej nëna e 16-vjeçares, të pandehurit kanë mbështetur arratisjen e të miturës nga shtëpia dhe e kanë pritur në shtëpinë e tyre.
Pas hetimeve të kryera nga efektivët e Policisë së Patrës, kanë lokalizuar dhe arrestuar dy nga tre të akuzuarit në zonën e Patrës, ndërsa pas pak ka ardhur vullnetarisht së bashku me të miturën në Polici dhe i akuzuari i tretë, i cili është djali i dy të arrestuarve të parë.
focus news.al