Shuhet në SHBA Kristaq Dhamo, regjisori i filmit të parë shqip “Tana”

Aktualitet

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare kineasti i mirënjohur Kristaq Dhamo. Dhamo, i cili ka realizuar filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, 64 vite në parë “Tanën” u shua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Lajmin e ka bërë me dije regjisori Joni Shanaj, i cili shkruan se Dhamo u shua pranë dy vajzave dhe bashkëshortes së tij, arkeologes Dhorka Dhamo.

Kjo foto e zgjedhur bukur nga arkivi dhe dhuruar nga një bashkëpunëtor i Kristaq Dhamos, më duket më përfaqësuesja sot që Kristaqi u nda nga ne nën kujdesin e vajzave të tij Rudinës dhe Delinës, të cilat kanë qenë shembulli më model i dashurisë së dy vajzave, për një baba, edhe pse ai prind ishte dhe do të mbetet një burre i shenjtë për pasurinë dhe begatinë shpirtërore të një vendi e një populli të tërë. Iku një dhome ngjitur me Dhorkën, bashkëshorten dhe bashkëudhetaren e tij trimëreshë, njeiru i dritës më të madhe dhe dashurisë thjeshtësisht e madhërisht për njerëzore. Myzeqar i artë i begatisë së punës përtej ndoshta çdo përfytyrimi të sotëm. Miku im më i mirë, mësuesi e shpëtuesi i shpirtit tim, qetësisht dhe madhështor. Lamtumirë Kristaq”, shkruan regjisori Shanaj në rrjetin social.