GREQI / SHQIPTARËT BOSHATISIN BURGJET – 50% MË PAK NË10 VITET E FUNDIT

Greqi

Nga  SHPËTIM ZINXHIRIA/ 

Në 10 vitet e fundit shqiptarët kanë boshatisur burgjet në Greqi. Statistikat tregojnë se gjatë kësaj kohe numri i shqiptarve është përgjysmuar në 50%.

Lidhur me ketë çështje kryekonsulli shqiptar në Athinë z. Sofokli Vasili që merret edhe me këtë problem na konfirmoi sot se, deri më 13/03/2025, në 34 burger e Greqisë ndodhen 1.409 shtetas shqiptarë, ndërsa në pritje për gjykim janë ende 364 persona.

Theksohet se ambasada jonë nëpërmjet konsullit Sofokli Vasili pati dje një vizitë në burgun e Koridallos në Athinë, ku u takua me drejtoreshën e burgut.

Është hera parë që ambasada jonë sot ka një arshive me të dhënat e plota për çdo të dënuar shqiptar.

Disa të dhëna

Në vitin 1997 të burgosurit e huaj ishin mbi 41% nga ku 22% ishin shqiptarë.

Në vitin 2004, ish-Ministri i Drejtësisë A. Papaligouras, ka theksuar se po vijon tashmë me financimin për ndërtimin e një burgu në Shqipëri, për shqiptarë të dënuar në Greqi që do të transferohen në këtë burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Po ketë vit vuanin dëminin ne këtë vend 1.845 shqiptarë

Pas përfundimit të palavdishëm të këtij plani, ish-Ministri i Drejtësisë A. Papaligouras, u përpoq në vitin 2006 të bindte homologun e tij shqiptar që të pranonte transferimin e të burgosurve shqiptarë në burgjet ekzistuese shqiptare, me angazhimin se pala greke do të përballonte një pjesë të kostove.

Duke qenë se ky propozim nuk u pranua as nga pala shqiptare (vënë si parakusht pëlqimin e vetë të burgosurve), e gjithë çështja u “zvarrit” deri në prill të vitit 2013, kur zëvendësministri i atëhershëm i Drejtësisë, Kostas Karagounis, iu drejtua sërish Ministrisë së Drejtësisë shqiptare, e cila fillimisht tregoi një qëndrim pozitiv.E njeta gje përseritet nga pala greke ne 2014… Si përfundim Greqia i ka kërkuar Shqipërisë katër here për ngritjen e një burgu ne Shqipëri për transferimin e shqiptareve  të dënuar ne Greqi

Në vitin 2012 ndodheshin ne burgjet e vendit 12.479 të burgosur, 65%, ose 7.900 janë të huaj, ndërsa 4.000 prej tyre ishin emigrantë të paligjshëm për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në vend.

Ndër të burgosurit e huaj – të pandehur apo të dënuar janë shqiptarët (2.224).

Në vitin 2013 ishte numri më i lartë në 13 vitet e fundit me 12.693 të burgosur, ku pati edhe numrin me te lartë të burgosurve shqiptare me 2.850, ndërsa në vitin 2015 pas miratimit të ligjit 4322/2015, numri i të burgosurve u ul me 18% krahasuar me vitin 2014, duke arritur në 9.611.

Në vitin 2017 numri i të burgosurve shqiptarë bien në 1.650, ndërsa për katër vitet e mëpasme numri qendron i njëtë.

Në vitin 2021 ishte1.648, konfirmuar edhe nga ambasadorja Luela Hajdaraga, ndërsa sot konfirmimi i kryekonsullit Sofokli Vasili tregon se numri ka rene në 1409, pra mbi 50% më pak shqiptarë në qelitë e burgjeve te Greqisë.

Greqia ka përqindjen e dytë më të lartë të të burgosurve të huaj në BE, me 64.5% pas Luksemburgut (72%).