Greqi: Vendasit braktisin shtepite nga zjarr në Sarti

Greqi

Sipas zëvendës kryebashkiakut të Sithonia, Paris Debulas: “Situata është e vështirë, erërat e forta fryjnë, zjarri është mbi Sarti, Ka gatishmëri, pa energji elektrike dhe telefon dhe ky është disavantazhi ynë i madh. Ne nuk mund të komunikojmë me njëri-tjetrin ”

Shumë banorë të shqetësuar, duke parë flakët dhe tym të dendur, largohen nga shtëpitë e tyre pa u urdhëruar që të evakuohen.

Komuna e Sithonia bën thirrje për komunitetet Sarta dhe Sykia të jenë te gatshëm në raste urgjente.  “Aparati shtetëror është i gatshëm për evakuimin e vendbanimit të Sartit,” tha prefekti rajonal i Maqedonisë, Apostolos Tzitzikostas .

Zjarri shtrihet rreth 3 km dhe 60 zjarrfikës me 30 automjete, 3 grupe të udhëtarëve dhe 4 avionë janë në luftë per shuarrjen e zjarrit. Në të njëjtën kohë, 5 ekskavatorë dhe autobotë janë drejtuar nga Bashkia e Sithonia dhe Rajoni. Mediat vendase theksojne se trafiku është ndërprerë në Rrugën Provinciale Vourvourou – Sykia, ndërsa Policia i kërkon qytetarëve dhe shoferëve që udhëtojnë për në Sithonia Halkidiki të mos i afrohen dhe të shmangin trafikun në rajonin Sarti.