Greqi: Vrau dy muaj më parë bashkëatdhetarin, arrestohet 20 vjeçari shqiptar

114

Pas një hetimi për vrasjen e një 44-vjeçari shqiptar me thikë, policia greke në qytetin e Selanikut ka prangosur sot një shqiptar 20-vjeçar, i cili qendronte në Greqi pa dokumenta të rregullta.

Sipas policisë autorët e krimit thuhet se janë tre bashkatdhetarë të viktimës, njëri prej të cilëve, në moshën 20 vjeç, u arrestua, ndërsa dy të tjerët, të moshës 24 dhe 32 vjeç, arritën të shpëtojnë e të kalojnë për në Shqipëri.

20-vjeçari shqiptar që akuzohet për vdekjen e bashkatdhetarit të tij 44-vjeçar jashtë një dyqani ku ai punonte në qendër të Selanikut, në kallximin e tij ka thënë se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe pilulave, kur goditi me thikë 44-vjeçarin .

Ngjarrja ka ndodhur ne oren 4 të mëngjesit në kryqëzimin e rrugëve Kassandrou dhe Aeschylus. Tre të pandehurit sulmuan punonjësin 44-vjeçar në kohën që ai që largohej nga vendi i punës për të shpërndarë porosin për sufllaqe. 20-vjeçari dyshohet se e goditi me thikë viktimën në këmbë, duke shkaktuar një këputje të arteries femorale, ndërsa dy të tjerët filluan ta godasin kur ai ra në tokë. 44-vjeçari u dërgua në një spital në detyrë dhe më pas humbet jeten.

Policët nga Departamenti i Krimeve kundër Jetës, pas një hetimi të plotë, identifikuan autorët dhe arrestuan 20-vjeçarin, i cili u dërgua në hetuesi dhe u dënua me paraburgim.