Ngjarrja ka ndodhur sot në Pire rreth orës 13.00, ku një 39-vjeçar baba i tre fëmijëve u vra nga një moshuari duke e qëlluar me me armë zjarri në kokë.
Sipas mediave vendase 39-vjeçari me origjinë shqiptareështë gjetur i shtrirë përtokë pa ndjenja pas vrasjes së 68-vjeçarit .Pak më vonë, ambulanca EKAV mori viktimën dhe e transportoi në spitalin Zaneio në Pire, ku u shpall i vdekur.
Sipas informacioneve, viktima 39 vjeç, me origjinë shqiptare, baba i tre fëmijëve punonte në parking ku ndodhi edhe sherri fatal.
Pasi kanë debatuar për një vend parkimi, në rrugën Praxitelous 147, vrasësi është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën e gjuetisë, është kthyer në parking dhe ka qëlluar gjakftohtësisht punonjësin e pafat 39-vjeçar.
“Tani mbarova me ty”, ka folur me zë të lartë 68-vjeçari pasi qëlloi dhe vrau 39-vjeçarin në Pire.
Më pas vrasësi është ngujuar në shtëpinë e tij në rrugën në rrugën Alkiviadou por më pas i është dorëzuar Policisë Greke
Tashmë numri i shqiptarve të vrarë shkon në 224.