Greqi / Vritet turisti nga Britaniia e Madhe, helika e bishtit të helikopterit shkaku i aksidentit

Greqi

21-vjeçari Jack Fenton nga Britania e Madhe ka ndërruar jetë menjëherë, në orën 18:20 të pasdites së të hënës, në sy të vëllait dhe miqve të tij, të cilët udhëtuan me helikopterin Bell 407 nga ishulli i erërave, Mykonos për në heliportin privat të Spatës. .

21-vjeçari ndodhej në helikopter me tre persona të tjerë dhe pilotin. Helikopteri po ndiqte në formacion një tjetër, në të cilin ndodheshin prindërit e 21-vjeçarit. Helikopteri i parë u ul në helipadën private dhe pasagjerët e tij zbritën. Për një arsye të panjohur, teksa kanë zbritur të katër pasagjerët, 21-vjeçari është prerë dhe është goditur nga rotori i bishtit të helikopterit.

Piloti i helikopterit njoftoi pilotin e të dytit që po ndiqte dhe ai nga ana e tij kërkoi leje për të devijuar itinerarin, dhe u ul në heliportin e aeroportit “Eleftherios Venizelos”, në mënyrë që ata të mos përballen me gjithçka që kishte ndodhur. Në fund të fundit, ky ishte edhe destinacioni i fundit, ku do të niseshin më pas me avionin e tyre privat. Ndërkohë, sipas raportimeve të tabloideve britanike, bëhet fjalë për një familje të madhe dhe pjesëtare e “jet set”-it britanik.

Prokuroria e Rrethit ka urdhëruar kryerjen e një ekzaminimi paraprak urgjent për të konstatuar rrethanat e sakta në të cilat i riu fatkeq ka marrë vdekjen e rëndë.

Policia pas tragjedisë ka vënë para drejtësisë operatorin e helikopterit dhe dy teknikë tokësorë. Megjithatë, tre personat u lanë të lirë pa u akuzuar. Dhe kjo pasi prokurori kompetent ka vendosur që para se të ndërmerret ndonjë veprim të përfundojë hetimi prokurorial, në kuadër të të cilit do të kërkohen edhe përgjegjësitë e mundshme penale.