Greqia vazhdon kthimet e njëpasnjëshme të emigrantëve shqiptarë të cilët ka hyrë në këtë vend në mënyrë të paligjëshme.
Që nga fillimi i vitit deri në fund të korrikut të 2017 policia greke i ka kthyer autoriteteve shqiptarë 5.958 shqiptar, nga 9.438 që ishte numri i përgjithshëm i të kthyerve për në vendet e tjera.
Numri më i madh i shqiptarëve të kthyer nga policia greke ka qenë në muajin prill dhe qershor me mbi 1.000 shqiptar, ndërsa numri më i vogël i të kthyerve ka qenë në muajin shkurt me 500 shqiptar.
Për kthimin e tyre janë përdorur rreth 120 autobuza të policisë greke, që do të thotë se fshesa kundra emigrantëve të paligjshëm që nga 1991 e deri më sot po vazhdon normalisht, njëllojë si në vendet e tjera të BE.
Dëbimet sipas muajve:
Janar 717
Shkurt 503
Mars 867
Prill 1005
Maj 791
Qershor 1019
Korrik 875