Evropa moderne 1200 km gardhe të ndërtuara për tu mbrojtur nga emigrantët…!
Dihet që racistët janë budallenj, por ata na befasojnë çdo herë me veprimet e tyre, në një kohë që dy tre dekada më parë ra muri i Berlinit. Evropa deri më sot ka ndertuar 1200 km gardhe tokësore, ndërsa pas nuk mbetet dhe Ballkani që po ngreh gardhe dhe barikada edhe në Detin Egjio, Greqia po nderton gardhin e parë me gjatësi 2.7 km dhe me një lartësi 1.1 metra, 0,5 metra mbi ujë.
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur tenderin dhe e vlerëson se kostoja e ngritjes së gardhit është 500,000 euro, përfshirë kostot e mirëmbajtjes së saj për katër vjet.
“Qeveria në Greqi dëshiron të përdorë një barrierë lundruese në Egjio për të parandaluar refugjatët dhe migrantët të kalojnë nga ishujt turq në ishujt Grekë,” sipas SPIEGEL.
Por zgjidhja e emigrimit klandestin është se duhet të ndalen luftërat imperialiste. Duhet të pajisen me letra për të shkuar atje ku duan dhe të mos bien në kurth në Greqi. Jo të ndërtohen gardhe në Egje në mënyrë që ata të mos arrijnë në Greqi e më tej në Evropë. Kjo është zgjidhja që duhet të japë shteti Grek, gjithnjë në bazë të kritereve humanitare.
Por…
Qeveria Mitsotakis ka vendosur për të ndaluar flukset e refugjatëve. Plani është përshkruar në detaje në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare për tenderin për blerjen dhe vendosjen e gardheve të lundrueshme. Dokumenti prej 126 faqesh thotë se 2,7 km janë planifikuar të vendosen në një “sistem lundrues të mbrojtjes civile”. Buxheti i projektit është 500,000 euro. Me këtë rast Greqia mbron 0.2 % të kufirit detar nga 1200 milje.
E gjithë kjo po ndodh ndërsa flukset e refugjatëve në ishujt e Egjeut lindor vazhdojnë të rriten. Sipas të dhënave zyrtare, gjithsej 46.026 njerëz kaluan nga brigjet turke në drejtim të ishullit Lesvos, Chios dhe Samos në vitin 2019.
Në Lesvos, numri ishte dyfishi i një viti më parë – 27,148 në 2019 përkundrejt 14,906 në 2018.
Në vitin 2019, gjithsej 13,406 njerëz u zhvendosën në ishulli dhe vetëm 48 u rikthyen përsëri në Turqi.
Sipas të njëjtave të dhëna, 18.750 njerëz aktualisht banojnë në kampin Moria, nga të cilat 1,150 janë të mitur të pashoqëruar. 73% janë afganë, 12% sirianë dhe 5% somalikë. 10% e mbetur janë nga vende të ndryshme, kryesisht afrikane.