Greqia sot në zgjedhje për presidentin e 15-të

995

pavllopulos i vogelSot në mbrëmje pritet të zgjidhet Presidenti i radhës, presidenti i 15 në shtetin Helen, në vendin ku lindi Demokracia, në vendin ku të gjitha pranohen. Ishte mos miratimi i kandidatures për President të Stavros Dhimës që çoi këtë vend në zgjedhjet e parakohshme të 25 Janarit. Ishte propozimi i qeverisë SYRYZA që në kreun e shtetit të ketë një president nga ana e opozitës. Një strategji që bashkon vendin përsa i përket zgjedhjes së kreut,  që ndoshta rrallë e gjen në vendet e tjera të Evropës. Mediat vendase bëjnë fjalë se dita e neserme do ta gjej vendin me President dhe nuk do të ketë më problem, pasi kjo kandidature mbështet dhe do të votohet edhe nga opozita e djathtë. Ishte kjo opozitë që kur ishte në qeveri bëri hapin e gabuar, duke prishur këtë strategji, por që solli në pushtet për të parën herë në historinë e vendit partinë e majtë…

Kandidatura Pavllopullos për President doli nga hiçi, pasi pak caste flitej për Amavropulos, njeriu më i afert i ish kryeministrit Andonis Samarras, por që u hodh poshtë nga shumica e qeverisë së sotme.Që nga viti 1996 z. Pavllopullos është deputet por dhe ish ministër me poste të rëndësishme, por më shumë ai njihet si një njeri që ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj emigracionit shqiptar. Për hir së vërtetës le të kthehemi më 2008 dhe të shikojmë kur ai ish minister i Rendit Publik shfaqi në shoqerinë vendase dhe ngriti në këmbë  Komisionin e Qytetarëve dhe Komisionin e Nikoqireve, duke ndikuar në sulmet raciste ndaj emigrantëve në Sheshin Agia Pantelimona. Në këto sulme të ekstremit të djathtë të Agimit të Artë humasin jetën emigrantë shqiptarë dhe të huaj. Kandidati për President njihet nga emigrantët edhe si njeriu që doli kundra dhënies së Ithagjenies, por mbi të gjitha zgjedhja e tij i takon vendasve.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: