Poezia në emigracion: Kudo që shkon të mbaj në gji

1427

                                                                                                                                   

                    Unë e di që sdo kthehem më

sofia e vogelTani kohët kanë ndryshuar,

unë e di që s’ do kthehem më,

fshati im është larg, është larg,

dhe… Unë nuk qesh si më parë…

Më duket sikur diku në ndonjë ferrë,

më është magjipleksur buzëqeshja,

prandaj…prandaj Unë jam ndryshe,

mërzitem dhe rrëmbehem verbërisht.

Ti mundohesh të më përkëdhelësh,

të më shërosh në zemër,të më zbusësh,

por Unë jam ndryshe, jam e përtej detit…

…….

Tani kohët kanë ndryshuar

Unë e di që s’ do kthehem më…

 

Vetëm për sonte…

Kjo është nata jonë,

Une Ti edhe hëna,

Në zemër të detit,

Vetëm… për sonte…

Rrobat s’janë për Ne,

Veç me frymën tonë,

 Ndezëm mijëra zjarre,

 Vetëm… për sonte….

 Kërkojnë buzët tona,

 Shekullin e humbur,

 Sherimin e gjetur,

E ngrohta vale…

Shenjtoret e puthjes,

Mbi majen e gjoksit,

 Oh, si mrekullohen,

 Plaç, moj valë…

 Erdhe dhe më zgjove….

 kjo është e gjitha.

  Ule zërin

Uleni zerin…

Mbani qetësi.

Dëgjoni vargjet e tij,

Ndjeni rënkimin tim…

Më ka murrosur aty,

 Mua,mbretereshën e tij,

 Nusen e tij të vogël…

 Varg edhe gur,

 Varg edhe gur….

 Më murrose zemër

Me dorën shtrirë…

Në të sjelltë rruga,

Ardhsh për mire…

 

 Kudo që shkon të mbaj në gji

  Kudo që shkon, më mbaj në gji,

  të marrësh dritë, mos marrësh sy

  se kemi pirë me kupën e Zotit,

  verën më të ëmbël më të mirë,

  pas, më pas erdhi Khajami,

 i dhamë dhe atij për të pirë…

 Kudo që shkon , më mbaj në gji,

 të marrësh dritë, mos marrësh sy…

 Nga Sofia Doko Arapaj  

  sofia 55

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: