Duke nisur nga (sot) 1 Qershori, Qeveria Rama ka vendosur që kush merr paga 400- 500 mijë lekë të vjetra nuk do të paguajnë tatim, çka do të thotë se rreth 65 mijë individë do të jenë jashtë skemës së taksimit dhe të ardhurat që deri dje i paguanin në formën e taksave, do t’i ngelen për konsum individual.
Një lehtësim është bërë edhe duke e përgjysmuar nivelin e tatimit nga 13% në 6.5% për kategoritë që marrin rrogë nga 500-550 mijë lekë, në mënyrë që edhe këta të kenë një barrë fiskale më të vogël. Ndërkohë mbi këto nivele, do të ruhet taksimi 13%, kurse për pagat mbi 2 milione lekë te vjetra, taksimi do jetë 23%.
Deri më tani pagat e patatueshme ishin deri në nivelin 400 mijë lekë, ndersa objektivi i këtij ndryshimi ka qenë që të lehtësohen punëmarrësit me paga mesatare.