KQZ miraton 24 qendra për numërimin e votave në katër qarqe

980

Janë miratuar ditën e sotme nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, 24 qendra për numërimin e votave për zgjedhjet e 18 qershorit.

Bëhet e ditur se miratimi i këtyre 24 qendrave të numërimit të votave ka qenë me votë unanim, ku të gjithë anëtarët e KQZ­-së kanë votuar pro.

Gjithashtu mësohet se qendrat e numërimit të miratuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i përkasin qarkut të Kukësit, Durrësit, Beratit dhe Gjirokastrës.

Ndërkohë në mbledhje është miratua edhe kërkesa e LSI-­së për ndryshimin e një anëtari të KZAZ-së në Korçë.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: