Pak më parë, një tërmet prej 6.6 shkallësh goditi sot 174 kilometra në veri-veriperëndim të qytetit Ternate në ishullin indonezian Molucas, sipas Institutit Gjeologjik të SHBA. Tërmeti kishte një thellësi prej 60.5 km. Qendra paralajmëruese e cunamit të Paqësorit thekson në një deklaratë se në këtë moment nuk ka kërcënim të cunamit.